Fjalë Kyçe

Rikthehet fotografia e Presidentit Thaçi në zyrën e Vjosa Osmanit

Rikthehet fotografia e Presidentit Thaçi në zyrën e Vjosa Osmanit

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani një ditë më parë e largoi nga ballina e zyrës së saj në Kuvendin e Kosovës, fotografinë e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Në vend të saj e kishte vendosur fotografinë e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ku më pas mori dhe shumë kritika për shkelje ligji, pasi barjtja e fotografisë së presidentit në ambientet e punës është obligim i ligjit të Protokollit të Shtetit, njofton Klan Kosova.

Por pas kritikave, Vjosa Osmani doli me një deklaratë duke thënë se nuk ka shkelur ligjin pasi fotografinë e Presidentit Thaçi siç tha ajo e kishte në kabinetin e saj vetëm se të njëjtën e kishte zhvendosur diku tjetër.

Klan Kosova sot ka kapur në fotografi zonën të cilin Kryeparlamentarja Osmani e ka zgjedhur për ta vendosur fotografinë e Presidentit Hashim Thaçi.

Megjithatë pavarësisht se në mesditën e së hënës, Vjosa Osmani kishte deklaruar se fotografinë e Presidentit Thaçi vetëm e kishte zhvendosur, Klan Kosova ka pamje të kohës kur Kryeparlamentarja e kishte pritur për takim Ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Aty në të njëjtin vend ku sot gjendet fotografia e Presidentit Thaçi, dje nuk figuronte askund.