Fjalë Kyçe

Rikthehet në qarkullim treni Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas

Rikthehet në qarkullim treni Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas

Drejtori për Hekurudhat në Maqedoninë e Veriut, Orhan Murtezani, ka njoftuar për rikthimin e linjës së trenit Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas.

Kjo linjë do të nisë më 9 mars, ditë e hënë.

“Nga data 9 mars, (e hënë) rikthehet në qarkullim treni i udhëtarëve në relacion Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas. Orari i trenave mbetet i njëjti si më parë. Nisja nga Shkupi do të jetë në orën 16:10, ndërsa treni pritet të mbërrijë në Prishtinë në orën 19:10. Ndërsa Prishtinë –Shkup, nisja do të bëhet në orën 07:10, kurse pritet të mbërrijë në Shkup në orën 09:52”, ka shkruar Murtzani në facebook.

Ndërkaq, ndërmarrja Publike “Hekurudhat e Maqedonisë”, shton se rivendosja në itinerar të trenit në fjalë, pritet të shtojë dukshëm lëvizjet е udhëtarëve, aq më shumë, siç thuhet në njoftim, “kur kemi parasysh nevojat e përditshmërisë që kanë qytetarët, si dhe lidhjet farefisnore të njerëzve në të dyja anët e kufirit”.