Fjalë Kyçe

Rina Balaj demanton lajmin rreth shtatzënisë

Rina Balaj demanton lajmin rreth shtatzënisë

Reperja nga Istogu, Rina Balaj, së fundmi në rrjetet sociale u komentua për një shtatzëni të mundshme.

Megjithatë, këto reagime dhe spekulime të ndjekësve dhe fansave të saj erdhën pasi artistja kishte shtuar disa kilogramë.

Madje, këtë e ka dëshmuar me postimin e fundit duke u sqaruar të gjithëve se nuk është në pritje të ëmbël.

Përmes një ‘boomerang’ të sajin që e ka ndarë motra e Rinës në InstaStory, këngëtarja thotë se vetëm është shëndoshur.

“Nuk jam shtatzënë, unë vetëm jam shëndoshur”, ka qenë reagimi i 21-vjeçares.

Rina aktualisht është duke e shijuar lidhjen e saj të re me reperin shqiptar që jeton dhe vepron në Greqi, Sin Boy.

Të njëjtit në maj lansuan albumin e tyre të ri të titulluar “MM”, ku përfshihen shumë këngë që u pritën mirë nga publiku.