Fjalë Kyçe

Rina Balaj do të argëtojë rininë llapjane më 4 tetor në ora 22 në sheshin Dëshmorët e Kombit

Rina Balaj do të argëtojë rininë llapjane më 4 tetor në ora 22 në sheshin Dëshmorët e Kombit

Me rastin e mbylljes së fushatës për zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovës, kandidati për deputet i PDK z.Nexhmi Muçiqi fton rininë  Llapjane në koncertin e madh ku do të këndojë këngëtarja Rina Balaj. Koncerti do të mbahet ditën e Premte ora 22.00 (4 Tetor) nën patronatin e z.Nexhmi Muçiqit në Podujevë-Kosovë.

Nexhmi Muçiqi ka zhvilluar këto ditë një fushatë të drejtë dhe moderne, duke takuar qytetarët e shtresave të ndryshme, kurse angazhim primar i tij mbetet rinia e arsimuar dhe haphja e vendeve të punës për të gjithë pa dallim.