Fjalë Kyçe

Rina Balaj ndryshon sërish pamjen, paraqitet tërheqëse si bionde

Rina Balaj ndryshon sërish pamjen, paraqitet tërheqëse si bionde

Rina Balaj nuk heziton asnjëherë që të eksperimentoi me pamjen dhe këtë e ka dëshmuar disa herë kohëve të fundit.

Me një ndryshim të madh ka ardhur edhe së fundi, për të cilin ka treguar në disa fotografi që ndau në Instagram.

Këngëtarja e njohur dukej në formë të mirë dhe mjaft tërheqëse në disa imazhe në të cilat shihet me flokë bionde dhe të gjata, ndërsa është e veshur me ngjyra bardhë dhe zi.

Foto: Rina Balaj/ Instagram

“Duke bërë kontakt me sy me ty 27.10”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e fotove në të cilat pranoi komente të shumta.

Ndërkohë, këngëtarja prej ditësh ka paralajmëruar këngën e re “Aver” që pritet të lansohet javën e ardhshme.

Foto: Rina Balaj/ Instagram

Kujtojmë që projekti i saj i fundit është “Addiction” që ka arritur të grumbullojë mbi 3.5 milionë klikime në YouTube deri tani. /Telegrafi