Rina Balaj eksperimenton shumë me dukjen.
Rina Balaj është emër shumë i dashur për publikun, ajo komentohet si për muzikën ashtu edhe për dukjen, shkruan lajmi.net.
Kohën e fundit, Rina ka eksperimentuar goxha shumë në dukje, duke u treguar e guximshme për ndryshimet që bën.
Së fundi, përmes një postimi, rep-artistja pyeti fansat se me cilën ngjyrë të flokëve dëshirojnë ta shohin, të kuqe apo blu.
“Fallin’ in love” titullohet kënga e fundit e Rina Balajt, ndërsa pritet që shumë shpejt ta sjell edhe një duet me Enca Haxhinë.