Fjalë Kyçe

Rina zbulon tatuazhin e saj në të pasme

Rina zbulon tatuazhin e saj në të pasme

Reperja e re, Rina Balaj, është shumë e angazhuar gjatë verës me koncerte e mbrëmje muikore të ndryshme.

Së fundmi, duket se ajo ka gjetur pak kohë për pushime, teksa është shfaqur duke pozuar me bikini pranë një pishine, në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram.

Ajo ka vënë në pah linjat e saj atraktive të treupit, ndërsa fansat vërejtën edhe diçka tjetër që nuk kanë mundur ta shohin më parë.

Bëhet fjalë për një tatuazh, të cilin ajo e ka realizuar në të pasme, e që duket të jetë një shkrim.

Rina ka preferuar që të mos e tregojë në detaje se çfarë ka shkruar aty, megjithatë duket të jetë një tatuazh i realizuar së fundmi, përderisa fansat nuk e kanë vërejtur më herët.

“Po ju lejoj që të shkoni të shikoni deri poshtë meqenëse më pas do të më shikon lartë”, ka shkruajtur reperja nga Istogu në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ndërkohë, Balaj po vazhdon të shijojë suksesin e projekteve të saj të fundit, ndërsa është vazhdimisht pjesë e mbrëmjeve muzikore të ndryshme.