Rita Ora ka folur edhe njëherë hapur lidhur me biseksualitetin e saj.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, gjithmonë ka qenë e hapur për media e publik, shkruan lajmi.net.
Ajo e ka pranuar para tyre se është biseksuale e gjatë një interviste të fundit e pyetur nëse i pëlqejnë më shumë femrat apo meshkujt e ka dhënë përgjigjen e prerë.
“Unë admiroj bukurinë te burrat dhe gratë. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka rëndësi personi”, ka thënë ajo.
Rita ndryshe është një prej emrave më të dashur për publikun e cila që nga fillimet e para ka deklaruar hapur se kush është dhe e ka pranuar se prej nga vjen.