Fjalë Kyçe

Rita Ora dhe Bebe Rexha shihen bashkë, por cila artiste tjetër po mungon

Rita Ora dhe Bebe Rexha shihen bashkë, por cila artiste tjetër po mungon

Ka filluar java e eventit të madh “Grammy Awards 2019”.

Pjesë e “Grammy Awards”, janë edhe tri artistet shqiptare, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa ku kjo e fundit pritet të performojë të dielën, shkruan lajmi.net.

Në javën e ‘Grammy’, Rita dhe Bebe janë parë së bashku teksa dukeshin tejet të lumtura pranë njëra-tjetrës, por mungon Dua Lipa.

Dua siç shihet edhe këtë herë nuk është shfaqur përkrah Ritës pasi thuhet se këto të dyja nuk kanë raporte të mira.

Megjithatë, Bebe së fundmi i kërkoi një bashkëpunim Duas, Ritës dhe Avamax e që të tre vajzat iu përgjigjën pozitivisht ftesës.

Një bashkëpunim mes këtyre yjeve shqiptare me famë botërore, nuk ka dyshim se do ishte diçka e bukur.