Fjalë Kyçe

Rita Ora izolohet me miqtë në një fermë, ankohen fqinjët përreth

Rita Ora izolohet me miqtë në një fermë, ankohen fqinjët përreth

Fqinjët kanë ankesa për Rita Orën dhe miqtë e saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, është izoluar larg familjes së saj dhe ka zgjedhur të qëndroj me disa miq, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Megjithatë ferma në të cilën ata janë vetizoluar është vendi nga i cili thuhet se po dëgjohet më së shumti zhurmë.

Fqinjët madje janë ankuar se ka shumë zhurmë dhe dronë që ndjekin njerëzit.

Ritën madje e ka qorkuar edhe një fermer pasi ajo dhe miqtë e saj hynë në tokën e tij private.

The Sun raporotn se ylli mbërriti në shtëpinë e fermës më 21 mars para se kryeministri Boris Johnson të jepte urdhërin që Mbretëria e Bashkuar të shkonte në karantinë.