Fjalë Kyçe

Rita Ora kujton videoklipin e realizuar në Kosovë: S’do ta harroj kurrë

Rita Ora kujton videoklipin e realizuar në Kosovë: S’do ta harroj kurrë

Rita Ora ka kujtuar videkolipin e këngës “Shine Ya Light” të cilin e pati realizuar shtatë vjet më parë në Kosovë.

Ajo ka thënë se s’do ta harrojë kurrë këtë projekt duke thënë se ka kujtime të mahnitshme nga xhirimet e këtij klipi.

“Sot është përvjetori i këngës ‘Shine Ya Light’. Shumë kujtime të mrekullueshme nga xhirimi i kësaj videoje në Kosovë dhe të shihja aq shumë njerëz që bënë që kjo të ndodhte. Një nga këngët e para dhe diçka që s’do ta harroj kurrë falë të gjithë juve!!” ka shkruar ajo në rrjete sociale duke publikuar një pjesë të këtij spoti, ku shihet Rita me fansat e saj kosovarë gjatë xhirimeve te “New Borni” në Prishtinë.