Fjalë Kyçe

Rita Ora me plis në kokë e simbol të shqiponjës

Rita Ora me plis në kokë e simbol të shqiponjës

Rita Ora e ka ndarë me ndjekësit një foto të shkëputur nga arkiva.

Këngëtarja Rita Ora gjatë ditës së sotme e ka publikuar një foto në Instagram pranë të cilës e ka ndarë me ndjekësit edhe urimin e saj për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Urime dita e pavarësisë Kosovë. Shkëlqe çdo ditë. Unë xhirova videon për “Shine your light” në vitin 2012, një nga kujtimet më të mira. Të dua shumë”, ka shkruar Rita.

Ndërsa para pak minutash ajo e ka publikuar një tjetër foto në Instastory, imazh të cilin e ka shkëputur nga arkiva.

Në të shihet Rita e vogël me plis në kokë e simbol të shqiponjës në jelek të kuq.