Fjalë Kyçe

Rita Ora ndahet nga aktori i njohur

Romanca e këngëtares Rita Ora me aktorin e njohur, Andrew Garfield thuhet se ka mbaruar pasi ylli i Hollivudit i tha asaj se dëshiron të ketë një jetë më private, transmeton lajmi.net.

Mediat e huaja kanë shkruar se Rita është ndier e shkatërruar pas vendimit të e ka marrë aktori.

“Rita është e mërzitur për të gjithë situatën. Andrew u nda me të kohët e fundit dhe për këngëtaren ka qenë e vështirë pasi kishin kaluar shumë kohë së bashku” tha një burim i “The Sun”.

Andrew dhe Rita ishin në qendër të vëmendjes dhe kjo duket se nuk i ka pëlqyer atij, andaj vendosi që  t’i japë fund marrëdhënies në kërkim të ruajtjes së privatësisë.