Fjalë Kyçe

Rita Ora ndërron pesë palë veshje brenda ditës në Nju Jork

Rita Ora ndërron pesë palë veshje brenda ditës në Nju Jork

Rita Ora ka bërë zgjedhje të guximshme të veshjes gjatë ditës së djeshme në Nju Jork.

Rita Ora bëri promovimin e albumit të saj të ri “Phoenix”, në qytetin e Nju Jorkut, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja 28 vjeçare u shfaq së pari me një fustan të shkurtër të zi dhe u sigurua që të gjithë t’i kthenin kokat pas tij.

Rita, gjatë ditës ndërroi edhe tre fustane të shkurtër, me të cilët dukej shumë në modë.

Në fund të ditës, Rita Ora u shfaq me veshje sportive, teksa po shijonte mbrëmjen në Nju Jork.