Fjalë Kyçe

Rita Ora në Prishtinë, “krenare që jam nga ky vend”

Rita Ora në Prishtinë, “krenare që jam nga ky vend”

Tash dy ditë, Rita Ora është duke qëndruar në Kosovë me një mision me UNICEF-in.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore këtyre ditëve ka vizituar fëmijë, të rinj e familje të ndryshme në Kosovë ku ka mësuar për sfidat e tyre me varfërinë.

Ajo tha se është mahnitur me punën e të rinjve që po bëjnë në Kosovë, duke dhënë mesazhe të mira për fuqizimin e tyre, raporton Koha.net.

“Mund të them se programi UPSHIFT dhe gjithçka që ka bërë UNICEF-i që unë ta përjetoj këtë shkallë me fëmijë gjithandej. Pata kënaqësinë e madhe të takoj të rinj të Kosovës. Do të mundohem të bëj gjithçka mundem t’i inspiroj dhe t’i mbështes të rinjtë, shpresoj t’i kem inspiruar. Jam e nderuar të jem këtu me të gjithë këta që punojnë për UNICEF-in. Jam krenare që jam nga këtu, nga Kosova, dhe pres me padurim t’i mbështes të rinjtë e vendit tonë”, tha Ora në fund.