Fjalë Kyçe

Rita Ora ngrit në këmbë australianët gjatë interpretimit në “Mardi Gras”

Rita Ora ngrit në këmbë australianët gjatë interpretimit në “Mardi Gras”

Rita Ora dhuroi performancë magjike në Sidnej.

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora këtë vit është ftuar në paradën e LGBTI në Sidnej, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka kënduar ”live’ në “Mardi Gras”, teksa dhuroi performancë plot energji para një turme të madhe të publikut.

Rita kishte veshur një bodysuit, ndërsa sipër tij kishte vendosur një flamur shumëngjyrësh, që simbolizon komunitetin LGBTI.

Ajo dukej për mrekulli teksa interpretoi disa prej hiteve të saj në skenë bashkë me një numër balerinësh.

Më poshtë mund të dëgjoni një pjesë të performancës së Rita Orës në “Sydney Mardi Gras”.

https://youtu.be/VlywpYvSBqk