Fjalë Kyçe

Rita Ora publikon ilustrime me motive kombëtare

Rita Ora publikon ilustrime me motive kombëtare

Rita Ora e ka dëshmuar edhe njëherë se është krenare që është shqiptare.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, gjithmonë ka qenë krenare për prejardhjen e saj, shkruan lajmi.net.

Edhe tani vazhdon që me shumë dashuri në intervista të ndryshme nëpër media botërore të tregoj se sa krenare është që është shqiptare.

Këtë e ka dëshmuar edhe me postimin e fundit. Rita ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram ilustrime me motive kombëtare dhe pranë postimit ka thënë e e do shumë këtë.

Këto ilustrime kanë një domethënie të veçantë pasi në to gjendet flamuri i Kosovës me atë të Shqipërisë.