Fjalë Kyçe

Rivaliteti i PZAP-it, Gjykata Supreme shtyn rezultatet përfundimtare

Rivaliteti i PZAP-it, Gjykata Supreme shtyn rezultatet përfundimtare

PZAP-i e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e LVV-së për numërimin e mbi 4500 zarfeve me fletëvotime nga diaspora. Ndërkohë, LVV-ja ka deklaruar se do ta dërgojë sërish apelin në Gjykatën Supreme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4639 zarfeve me fletëvotime të diasporës, të cilat ndonëse nga vendet përkatëse u nisën para ditës së zgjedhjeve, në Kosovë kanë arritur pas 6 tetorit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje, që ka deklaruar se do ta dërgojë sërish apelin në Gjykatën Supreme. Sipas tyre, PZAP-i po ua mohon të drejtën bazike për të votuar qytetarëve nga diaspora.

Ndërkohë, kjo çështje do t’i vonojë rezultatet përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pasi ishte paralajmëruar që në fillim të kësaj jave ky institucion të dilte me rezultate, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Zyrtarë të këtij institucioni kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se nuk do të ketë rezultate përfundimtare deri në përmbylljen e kësaj çështjeje.