Së shpejti numrit të madh të këngëve që po vijnë këtë vit, do t’i bashkohet edhe një e tillë.
Kësaj radhe për fansat dhe publikun me një projekt të ri po vjen edhe bashkëshorti i Nora Istrefit, Robert Berisha.
Ai ka zgjedhur që kësaj here mos të vjen vetë, por do të sjell një bashkëpunim të radhës në skenat muzikore shqiptare.
Këngëtari ka zgjedhur që këngën e re ta publikoj së bashku me këngëtaren e njohur të muzikës folk, Eli Malaj.
“Vetëm një mesazh”, titullohet kënga e re e dyshes, tekstin e të cilit e ka shkuar Avni Qahili, shkruan telegrafi.
Këngëtari tashmë ka publikuar një video të shkurtër në llogarinë personale në Instagram teksa dëgjohet kënga të jetë mjaft ritmike.
Ndryshe, Roberti ka paralajmëruar se do të sjell edhe këngë të tjera si dhe do të mbajë disa koncerte.