Fjalë Kyçe

Robert Berisha rrëfen momentin kur u arrestua në Gjermani

Robert Berisha rrëfen momentin kur u arrestua në Gjermani

Roberti rrëfen se si u arrestua në Gjermani dhe iu ndalua për 10 vjet udhëtimi në Evropë

Robert Berisha është emër shumë i komentuar si për jetën private ashtu edhe për atë profesionale.

Së fundi, këngëtari u komentua për një romancë me modelen italiane Maria Bove, me të cilën u pa në momente intime.

Roberti ishte i ftuar në një intervistë për “Prive”, ku rrëfeu momentin kur përfundoi në pranga tek autoritetet gjermane.

Ai tha se kjo ndodhi kur ishte 17 vjeç dhe bashkë me grupin Ilirët dhe disa këngëtarë kishin udhëtuar për koncerte në Gjermani.

Atje qëndruan tre muaj, ndërsa nuk e dinin se viza e tyre ishte e vlefshme vetëm për dy javë.

“Kemi qenë një turne tre mujor me 60 koncerte në krejt Gjermaninë edhe një organizator (mos t’ia përmendi emrin), krejt i ka bërë në rregull veç sendin kryesor nuk e ka bërë në rregull: I kemi pasur vizat për dy javë, dhe kur u ndalëm në një pompë benzine, ne krejt merrnim gjëra dhe organizatori paguante, edhe ai qe punonte aty e ka vërejtur edhe ka thënë me vete: ‘Ky i ka marrë këta në të zezën ashiqare’, edhe ka njoftuar policinë dhe ka ardhur policia na ka fut në burg, edhe aty e kemi marrë vesh se i kemi pasur vizat për dy javë”, ka rrëfyer ai.

Kjo gjë ndikoi që Roberti të mos udhëtonte në Evropë për 10 vite