Fjalë Kyçe

Robert Berisha tregon se me cilën nga femrat shqiptare do të ishte mbyllur në karantinë

Robert Berisha tregon se me cilën nga femrat shqiptare do të ishte mbyllur në karantinë

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, së fundmi ka qenë i ftuar në edicionin e së dielës në “Krejt ka pak”.

Ai ka zbuluar shumë gjëra rreth kësaj periudhe të vetë-izolimit, ndërsa nuk ka hezituar të tregojë se me kë prej personazheve shqiptare do të ishte mbyllur.

I pyetur se me kë prej artisteve do qëndronte i izoluar, përgjigja e Berishës nuk ka munguar.

“Do të mbyllesha me Rita Orën pasi është shumë pozitive, qesharake dhe është e jona”, ka thënë mes tjerash ai.

Roberti ditë më parë është liruar nga qendra e studentëve pasi qëndroi për disa ditë meqë ishte kthyer nga Turqia bashkë me një numër personash tjerë.

Ai rezultoi negativ në testin ndaj coronavirusit dhe kjo ishte arsyeja e largimit, përkundër se ato ditë qëndrimi bëri bujë të madhe mediatike.