Fjalë Kyçe

Roberti tregon pse nuk ishte në ditëlindjen e Tianit

Roberti tregon pse nuk ishte në ditëlindjen e Tianit

Këngëtari Robert Berisha ka treguar në një emision televiziv se pse nuk ishte prezent në ditëlindjen e djalit të vëllait të tij

Javën që shkoi, Tuna dhe Patrisi i kanë festuar ditëlindjen e dytë djalit të tyre Tianit.

Përveç festës së bukur që ata i bënë djalit, në sy të të gjithëve ra edhe mungesa e Roberit.

Në një emision televiziv Roberti ka treguar arsyen e mungesës së tij në ditëlindjen e nipit. Ai tha që nuk ishte në festën e djalit të vëllait, shkaku i disa angazhimeve në Ulqin.

Por kjo gjë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar kur Tiani festoi ditëlindjen e parë.

As Roberi e as Nora nuk ishin prezentë aty.

Ndërkaq raportet mes Robertit e Tunës kanë qenë në fokus të mediave rozë kohë pas kohe, pasi ata të dy nuk flasin në mes vete, madje këtë e kanë treguar vetë këngëtarët në shumë intervista.