Real Madrid duket se ka gjetur një trajner të ri.
Real Madrid pritet që në fund të sezonit ta shkarkojë Santiago Solarin, pas sezonit zhgënjyes që po kalojnë.
Skuadra spanjolle kishte shpresa të mëdha në trajnerin argjentinas, por brenda gjashtë ditëve të këtij muaji, u eliminuan nga të gjitha garat, përcjell The Sun.
Real Madrid është duke menduar që ta emëroj Roberto Carlosin si trajnerin e tyre të ardhshëm.
Madrilenët shpresojnë që braziliani ta ndjek rrugën e ish-bashkëlojtarit të tij, Zinedine Zidane, pasi kishte triumf të trefishtë në Ligën e Kampionëve.
Carlos do të nënshkruajë kontratë të përkohshme, ndërsa ajo mund të zgjatet në rast të rezultateve pozitive.