Klubi italian ka shfaqur interesim për mbrojtësin Clement Lenglet.
Sipas ‘Sport’, Roma tashmë ka dërguar ofertën e parë në drejtim të Barcelonës për Lengletin, transmeton lajmi.net.
Raportohet se klubi italian ka dërguar një ofertë rreth 15 milionë euro për mbrojtësin.
‘Blaugranët’ nuk llogarisin më në futbollistin e tyre, dhe janë të hapur ta shesin por po kërkojnë rreth 25 milionë euro.
Bisedimet mes dy klubeve pritet të vazhdojnë, dhe një marrëveshje mund të arrihet gjatë javëve të ardhshme.