Roma duket se e ka marrë mjaftë seriozisht transferimin e futbollistit shqiptar, Adnan Januzaj kjo pasi që klubi italian po e dëshiron futbollistin në skuadër gjatë janarit.
Roma e ka filluar afatin e transferimeve me synimin e transferimit të një sulmuesi, andaj ata kanë qenë të interesuar për huazimin e Shaqirit mirëpo Liverpooli nuk ka pranuar.
Kështu që interesimi i tyre është te Januzaj, e i cili ka kontratë me Real Sociedadin deri në vitin 2022.
Januzaj është pjesë e Sociedadit që nga vera e vitit 2017 pasi u transferua nga Manchester United për 8.5 milionë euro.