Fjalë Kyçe

Romain Gavras konfirmon se u nda nga Rita Ora për shkak të angazhimeve në punë

Romain Gavras konfirmon se u nda nga Rita Ora për shkak të angazhimeve në punë

I dashuri i Rita Orës, Roman Gavras e ka konfirmuar se është ndarë nga këngëtarja kosovare.

Rita aktualisht është duke qëndruar në Australi ku po bëhet gati për të marrë pjesë si trajnere në “The Voice of Australia”.

Pas disa javësh me thashetheme, producenti francez ka bërë të ditur se është ndarë nga Rita që para Krishtlindjeve.

“Rita dhe Romain janë ndarë para disa muajsh për shkak të angazhimeve të ndryshme në punë nga të dyja palët. Ata janë shokë të ngushtë pavarësisht ndarjes”, ka thënë një burim i afërt me Romain, për Daily Mail.

Rita dhe Romain kishin ndarë rrugët disa javë pasi këngëtarja kosovare kishte thyer rregullat anti-COVID duke tentuar të mbajë festën e ditëlindjes së saj në një restorant në Londër, më 21 nëntor të vitit të kaluar.

Romain i cili ka realizuar klipet e këngëve të Jay-Z dhe Kanye West kishte nisur lidhjen romantike me Ritën pas ndarjes së saj nga ish i dashuri i saj Andrew Watt në vitin 2019.