Fjalë Kyçe

Romeo flet për Donaldin: Ai i puthte vajzat që 13 vjeç

Romeo flet për Donaldin: Ai i puthte vajzat që 13 vjeç

Donald Veshaj është një nga personazhet më të komentuar në showbizzin shqiptar. Aktori i cili u bë më i njohur me lidhjen e tij me moderatoren Bora Zemani ka pasur një të shkuar me një fejesë më një vajzë e cila nuk është e njohur për publikun shqiptar, teksa arsyeja e ndarjes së tyre është për shkak se Donaldi asokohe dashuronte famën dhe jo lidhjen me vajzën.

Ndërkohë këtë vit, aktori bëri bujë të madhe me hyrjen e tij në BBV. Pak nga debatet me fituesin e edicionit, Ilir Shaqirin dhe pak nga puthja e famshme me ish-in e tij Bora Zemani dhe më pas lidhjen me këngëtaren Beatrix Ramosaj, Donald Veshaj arriti të marrë vëmendje në maksimum.

Kujtojmë se ndonëse ishte ndarë nga Bora, Donaldi kujtonte çdo moment dhe detaj të bukur me moderatoren, ndërsa pasi e puthi në sy të një publiku të tërë, e harroi si pa të keq duke u hedhur në krahët e Beatrix Ramosajt, këngëtares e cila me natyrën e saj i besoi marrëzisht dashurisë me turbulenca të Donaldit.

Ndërkohë sot të ftuar në një emision televiziv, vëllai binjak i Donaldit, Romeo Veshaj ka treguar se kur aktori ka dhënë puthjen e parë të tij.

Romeo: E dashura e parë e Donaldit? Ai ka qenë 13-14 vjeç. Ka qenë Don Zhuan i madh, i puthte.