Elena Di Martino është tifoze e Juventusit, e cila ishte e pranishme në “Allianz Arena” të hënën mbrëma për ta parë ndeshjen mes skuadrës së zemrës dhe Chievos.
Por, gjërat nuk shkuan edhe aq mirë për të, sepse nuk pati një natë që mund ta kishte pritur. Gjatë ngrohjes para ndeshjes, Cristiano Ronaldo e goditi atë me top në hundë aksidentalisht. Rezultati: hunda e thyer, transmeton Gazeta Express.
Ajo u trajtua me urgjencë nga stafi mjekësor i Juves në stadium dhe më vonë e postoi një mesazh në rrjetet sociale.
“Të marrësh goditje në fytyrë nga një top i hedhur nga Cristiano Ronaldo nuk është gjë e zakonshme. Faleminderit miqve të mi në Curva për përkrahjen. Meqë ra fjala, tani e pres një darkë”, shkroi ajo në Facebook.
Elena foli për këtë edhe për Corriere dell Sera: “Ai duhet të më dërgoj në darkë”.