Cristiano Ronaldo ka qenë edhe një herë protagonist.
Ylli i Al-Nassr i realizoi mbrëmë dy gola për Portugalinë në fitoren 3:0 ndaj Irlandës, në miqësoren para Euro 2024.
39 vjeçari me këtë rast arriti në kuotën e 130 golave për Portugalinë, derisa është golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtareve, shkruan “Gazeta Express”.
Gjithashtu, ai shkoi në shifrën e 895 golave në karrierë, një numër i jashtëzakonshëm dhe i paarritshëm deri tash.
Derisa po i kalon vitet e fundit të karrierës, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit thotë se po e shijon çdo moment.
“Nuk më kanë mbetur shumë vite në futboll. Kështu që, më duhet ta shijoj këtë”, deklaroi fillimisht CR7 pas lojës.
“Jam i dashuruar me futbollin. Çdo ndeshje është speciale, imagjinojeni në Euro 2024 me Portugalinë, ndihem krenar… Është një ëndërr, njëjtë si kur isha 20 vjeçar”, vazhdoi Ronaldo.