Cristiano Ronaldo postoi një mesazh filozofik në Instagram pasi vendosi të anashkalojë ceremoninë e çmimeve të FIFA-s, ku rivali i tij Lionel Messi u zgjedh si ‘Lojtari më i mirë’ nga FIFA.
Ronaldo përfundoi i treti pas yllit argjentinas dhe mbrojtësit të Liverpool, Virgil van Dijk, por vendosi të mos marrë pjesë në ceremoninë në Milano të hënën.
34-vjeçari ka mbetur jashtë fushave për ndeshjen e Juventusit në Serie A kundër Brescias të martën për shkak të një dëmtimi fizik, përcjell lajmi.net.
“Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që dallojnë profesionistin nga amatori”.
”Gjithçka që është e madhe sot ka nisur si diçka e vogël. Nuk mund të fitosh gjithçka, por bën gjithçka është e mundur që të realizosh ëndrrat e tua”.
”Dhe nuk harron se pas natës vjen gjithmonë agimi”, shkroi 34-vjeçari.