Fjalë Kyçe

Ronaldo në super formë para Euro 2024 – shkëlqen me dy gola ndaj Irlandës

Ronaldo në super formë para Euro 2024 – shkëlqen me dy gola ndaj Irlandës

Portugalia ka fituar me rezultat 3-0 në ndeshjen miqësore ndaj Irlandës e cila u zhvillua në stadiumin “Estadio Municipal de Aveiro”.

Në këtë sfidë shkëlqeu Cristiano Ronaldo i cili ishte autor i dy golave, duke konfirmuar kështu formën e tij të lartë teksa kanë mbetur pak ditë para fillimit të Kampionatit Evropian.

Portugalia kaloi fillimisht në epërsi me anë të Joao Felix që realizoi për 1-0 në minutën e 18-të pas asistimit të Bruno Fernandes.

Pas këtij goli doli në pah magjia e Cristiano Ronaldos i cili në pjesën e dytë realizoi një gol spektakolar duke e lënë “të fjetur” portierin kundërshtarin për 2-0.

Golin e tij të dytë dhe të tretin për Portugalinë, Ronaldo e shënoi në minutën e 60-të pasi u shërbye mirë në zonë nga Diogo Jota.

Pas këtyre dy golave Ronaldo ka arritur në shifrën e 895 golave të shënuar në karrierë, ndërsa do të synojë që të arrijë shifrën e 900 golave të shënuar në Euro 2024.

Portugalia ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian do ta luajë ndaj Republikës Çeke më datë 18 qershor.