Ronela Hajati është emër shumë i dashur për publikun.
Ronela Hajati aktualisht po shijon suksesin e këngës “Vuj”, me të cilën konkuroi në “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.
Kënga e saj po pritet shumë mirë në publik, madje ajo po dëgjohet edhe në Indonezi, gjë të cilën e ka vërtetuar një fanse përmes videos që i dërgoi këngëtares.
Ani pse nuk dinte shqip, fansja po tentonte të thoshte çdo varg të këngës “Vuj” nga Ronela Hajati.
Kujtojmë që me këtë projekt, Ronela mori çmimin “Performanca më e mirë” në “Kënga Magjike”.