Fjalë Kyçe

Ronela thekson bukurinë natyrale nga plazhi

Ronela thekson bukurinë natyrale nga plazhi

Këngëtarja Ronela Hajati ka publikuar imazhe nga plazhi, ku shfaqet tërësisht pa grim.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati ka vendosur t’ua hapë sytë ndjekësve të saj me një postim në Instagram.

Ajo në imazhet e publikuara shfaqet në bregdet dhe thotë se ka vendosur të ndajë fotografitë me fansat e saj pasi që po bie shi.

Në fotografinë e shpërndarë në Instagram, ajo shihet e veshur me bikini të zeza një pjesëshe, kurse mbi to ka një këmishë ngjyrë rozë e plot shkëlqim.

Kujtojmë se këngëtarja dy projektet e fundit muzikore i ka publikuar në fillim të këtij viti që quhen “Gënjeshtar je X Pare”.

https://www.instagram.com/p/CFeLcmuFYWU/?utm_source=ig_embed