Fjalë Kyçe

Rrah për vdekje gjyshin 66 vjeçar

Rrah për vdekje gjyshin 66 vjeçar

Gjashtëdhjetë e gjashtëvjeçari S.M. nga Koçani, i cili ishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij, nga nipi i tij V.Z. (19), ka vdekur dje rreth orës 13:00 në Spitalin Klinik të Shtipit.

Siç kumtoi policia e Maqedonisë së Veriut, S.M.-së nga i nipi i janë shkaktuar lëndime me shufër metalike dhe me gur në pjesën e kokës.

Trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. V.Z. është shoqëruar në polici dhe është ndaluar në Stacionin Policor të Koçanit për procedurë të mëtejme.

Për rastin është njoftuar prokurori publik.