Fjalë Kyçe

Rrahje masive në Gjakovë, përfshihen rreth 20 nxënës

Rrahje masive në Gjakovë, përfshihen rreth 20 nxënës

Një përleshje masive ka ndodhur mes nxënësve të një shkolle fillore në Gjakovë.

Një numër i madh i nxënësve të një shkolle fillore janë përfshirë në një përleshje me grushta gjatë ditës se djeshme në rrugën Hysni Dobruna rreth orë 13:00.

Në videon e siguruar nga Gazeta Sinjali, shihen shumë fëmijë me çanta në shpinë, ku thuajse të gjithë shpërndajnë grushta ndaj njëri-tjetrit.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme Gazeta Sinjali kishte siguruar edhe një tjetër rrahje mes 3 vajzave që u rrahën në oborrin e shkollës në Deçan.