Fjalë Kyçe

Rrahje mes tre personave në Podujevë, dy përfundojnë në spital

Rrahje mes tre personave në Podujevë, dy përfundojnë në spital

Tre persona janë përleshur fizikisht mes vete në Podujevë të hënën. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, derisa dy persona kanë marrë lëndime trupore.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Në lidhje me rastin, nga ana e policisë është kërkuar edhe i dyshuari i tretë, por i njëjti nuk është takuar”, thuhet në njoftimin 24 orësh.

“Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje.