Fjalë Kyçe

Rrahje në një treg në Prizren, lëndohen dy persona

Rrahje në një treg në Prizren, lëndohen dy persona

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në vendin e njohur si “Tregu i Fatonit”, në Prizren.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit u dërguan për trajtim mjekësor në Emergjencën e qytetit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se Policia ka ndaluar dy persona të dyshuar për këtë rast.

“Po, te ‘Tregu i Fatonit’ atje, janë përleshur katër persona. Pas pranimit të informatet, reagimi policor ka qenë i menjëhershëm. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka parandaluar përleshjen dhe personat janë sjellë në Emergjencë dhe u është dhënë ndihma e parë mjekësore. Pastaj, janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe është hapur rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’. Në këtë rast kemi dy persona të lënduar dhe dy persona të ndaluar”, tha ai për sinjalin.