Fjalë Kyçe

Rrahje në Prishtinë, arrestohen dy persona

Rrahje në Prishtinë, arrestohen dy persona

Dy persona janë shoqëruar në polici, pasi ishin përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se sot rreth orës 22:30 Policia ka marrë një informatë për një rrahje në progres në Rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar dy persona të cilët ishin të përfshirë në rast dhe një dëshmitar”, ka thënë Ahmeti

“Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësja Ahmeti.