Fjalë Kyçe

Rrahje në Prishtinë, një i lënduar dhe tre të arrestuar

Rrahje në Prishtinë, një i lënduar dhe tre të arrestuar

Një rrahje ka ndodhur sonte në Prishtinë, në rrugën “Fehmi Agani”.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:20 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” Fehmi Agani” në Prishtinë. “

“Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes.”

“Informatat e para flasin për një person të lënduar, i cili është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.”

“Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, u shprehë ajo