Fjalë Kyçe

Rrahmani: Shpresoj të luajmë me tifozë kundër Maqedonisë

Rrahmani: Shpresoj të luajmë me tifozë kundër Maqedonisë

Kapiteni dhe qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, po shpreson që ndeshjen gjysmëfinale të play-offs kualifikues për Kampionatin Evropian, Kosova do të mundë ta zhvillojë me tifozë të pranishëm në stadium.

Kosova është vetëm dy ndeshje larg kualifikimit për Kampionatin Evropian, pasi që është në gjysmëfinale të play-offs kualifikues për këtë garë, që këtë muaj u vendos të shtyhet nga vera e këtij viti në verën e vitit tjetër, transmeton Gazeta Express.

Për shkak se Kampionati Evropian u vendos të zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit 2021, e jo në vitin 2020 siç ishte planifikuar fillimisht, edhe ndeshjet e play-offs për këtë garë janë shtyrë.

Kosova ishte e supozuar të luante kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të play-offs më 26 mars, ndërsa nëse e fitonte këtë përballje në Shkup do të kualifikohej në finalen e madhe të 31 marsit, kur do të luante si mysafire ose kundër Gjeorgjisë, ose kundër Bjellorusisë.

Këto dy ndeshje të mëdha tashmë janë shtyrë, por data se kur do të zhvillohen ato ende nuk është e ditur.

“Mezi e kemi pritur momentin për të luajtur ndeshje të rëndësishme”, tha Rrahmani për Radio Televizionin e Kosovës.

“Kemi qenë të gatshëm edhe për mars, edhe për. Shpresojmë që në tetor apo nëntor kurdo që të luhet të zhvillohet me tifozë”, shtoi ai.