Fjalë Kyçe

Rrebeshë dhe shtrëngata deri të mërkurën, zonat që preken

Rrebeshë dhe shtrëngata deri të mërkurën, zonat që preken

Moti i keq me reshje shiu do të vijojë deri mesditën e së mërkurës. Priten reshje intensive shiu të shoqëruara me shtrëngata që mund të shkaktojnë edhe pezullime të lundrimeve. Të prekura do të jenë qarku i Lezhës dhe i Durrësit. Specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni tha në Report T se moti do të përmirësohet pas të mëkurës.

“Sot dhe nesër pasdite do të vijojnë reshjet në të gjithë territorit. Në Lezhë dhe Durrës do të jenë më intensive të shhoqëruara me shtrëngata. Në Shkodër situata do të jetë më e qetë. Shqipëria e mesme do të ketë reshje mesatare ndërsa në Shqipërinë e jugut do të jenë të dobëta. Presim që era të jetë e fortë”, tha Gjoni.

“Nga mesdita e së mërkurës presim që moti të përmirësohet. E enjtja, e premtja, e shtuna, e diela do të jetë me diell. Gjatë ditës së nesërme, do të kemi ulje të vogël në vlera minimale ndërsa mëngjesin e së enjtes presim të kemi zbritje të temperaturave që në fundjavë do të shënojë sërish rritje e të kapë vlerat 25 gradë”, u shpreh ajo.