Fjalë Kyçe

Rrëfen ngjarjen njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Gjilan

Rrëfen ngjarjen njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Gjilan

Njëri nga të lënduarit e aksidentit të tmerrshëm në Gjilan, ka parë të gjithë ngjarjen me sytë e tij.

Ai i shtrirë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, për televizionin T7 ka treguar se e kishte parë kamionin me shpejtësi të madhe që kishte humbur drejtimin dhe po shkonte drejt tij.

Sipas tij kamioni që ka shkaktuar aksidentin ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, dhe se nuk i ka dhënë hapësirë të mendoj për të ikur.

Personi i lënduar është pronari i traktorit që shihet në fotografitë e aksidentit. Sipas tij ka qenë pikërisht traktori i tij i cili e ka ndalë kamionin, në të kundërtën ai do të shkonte drejt lokaleve ku shumë njerëz ishin duke pirë kafe.

“Sot kam lind për së dyti. As dy sekonda skam pas kohë me mëndu kah me shku, a me shku në të majt, a në të djatht. Mos me u pas kanë traktori jem, kishte me shku kamioni drejt e tek njerëzit që ishin duke pi kafe,  qata njerëz që janë kanë në kafe kanë shpëtu shkaku i traktorit tem”, ka thënë ai.