A.B, 6 vjeç nga Peja i cili vdiq dy ditë më parë, nuk kishte me çfarë të transportohej nga Peja për në QKUK, pasi që mungonte shoferi i autoambulancës.
Gjyshja e të ndjerit Arbër Berisha, i cili ndërroi jetë pardje në QKUK, po i akuzon institucionet përgjegjëse për neglizhencë dhe joprofesionalizëm.
Në një lidhje intervistë, ajo ka bërë të ditur se për ta dërguar të ndjerin nga Peja në QKUK, është dashur që dy orë ta presin ambulancën me arsyetimin se nuk ka pasur shofer.
“Ne Arbrin e kemi dërguar tek mjeku me datë 15 prill (e Hënë) pasi që ka pasur temperaturë, ethe dhe i ka pasur disa skuqje nëpër trup. Atë e ka kontrolluar pediatri i cili ka thënë se ka vetëm pezmatim fyti, pra infeksion në fyt. Ia ka caktuar një terapi dhe e ka lëshuar Arbrin që të kthehet në shtëpi”.
“Pastaj të nesërmen ai ka filluar të vjellë dhe ne jemi detyruar që ta dërgojmë sërish te pediatri, transmeton Gazeta Metro.
Doktoresha sërish ka thënë se ka vetëm infeksion në fyt. Ajo ka sugjeruar që ta dërgojmë Arbrin në Infektivë për ta marrë një infuzion”.
“Më pas e kemi dërguar atë në spitalin e Pejës në Infektivë. Si e kemi dërguar djalin atje, atij i ka humbur vetëdija. Mjeku e ka vërejtur se infeksioni i ka shkuar nga fyti në tru. Ai e ka trajtuar, mirëpo për djalin ka qenë shumë vonë”.
“Mjeku e ka trajtuar në infektivë dhe pas dy orësh ka sugjeruar që djalin ta dërgojmë në QKUK pasi që gjendja e tij u përkeqësua. Kemi pritur dy orë deri sa ka ardhur ambulanca me arsyetimin se nuk ka pasur shofer”.
“Në infektivë e kanë trajtuar mirë, mirëpo kanë thënë se djalin e keni dërguar shumë vonë në spital. Arbri ka qenë pa vetëdije kur e kemi dërguar në Prishtinë. Pranimi i tij është bërë në QKUK. Aty kanë thënë se gjendja është seriozë por jashtë rrezikut për jetë”.
“Ne e kemi vërejtur se djali filloi të nxihej, mirëpo motra na dha shpresë se gjendja e tij do të përmirësohet. Pastaj unë e kam marrë atë në dorë dhe ai vdiq. E kam dërguar në dhomën tjetër ku ka qenë bombola e oksigjenit, mirëpo mund të vërehej se djali ishte i vdekur. Së paku një orë e gjysmë në kemi qenë në infektivë. Pastaj ka ardhur një mjek i cili është munduar që ta kthejë atë në jetë”.
“Unë djalin tim nuk mund ta kthej, por kisha pasur dëshirë që të vetdijësohen mjekët që mos të ketë raste të tilla”.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/340637773251393/