Fjalë Kyçe

Rrëfimi i Skender Shatrit, njeriut që e pati Mlladiqin komandant: Më tha “shqiptarët e kanë mbjellë farën e keqe”

Rrëfimi i Skender Shatrit, njeriut që e pati Mlladiqin komandant: Më tha “shqiptarët e kanë mbjellë farën e keqe”

Skender Shatri, ish-ushtari i Armatës së Jugosllavisë, ka treguar për periudhën e viteve ’80, kur ai kishte komandant të kazermës Ratko Mlladiqin, të dënuarin me burg të përjetshëm nga Haga për vrasjen e mbi 8 mijë njerëzve në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

Ai ka thënë se Mlladiqi në takimin e tij të parë me të i kishte thënë se “shqiptarët në Kosovë e kanë mbjellë farën e keqe”.

“Mlladiqin e kam njohur në periudhën kur kam qenë në shërbim ushtarak në Ohër të Maqedonisë së Veriut në fund të vitit 1985. Prej asaj kohe e mbaj mend rreth gjashtë muaj ka qenë aty dhe ka shkuar tjetërkund për shërbim. Mlladiqi në atë kohë ka qenë nënkolonel me gradë, ka qenë oficer, gjegjësisht komandant i kazermës ushtarake në Ohër, në kuadër të zonës së Shkupit”.

“Me rastin e shkuarjes në shërbim ushtarak unë thirrem në bisedë informative te komandanti i kazermës, të cilin nuk e njihja atëkohë kush ishte. Hyra në zyrë kisha filluar prezantimin tim, filluan pyetjet nga Mlladiqi, unë kërkova një përkthyes që të më përkthejë, sepse nuk e njihja mirë gjuhën. Filloi biseda me të përkthyesi nuk m’u lejua, fliste serbisht nga pak e kam kuptuar, por jo aq mirë. Ai thotë se gjatë tërë kohës ‘ju këtu do të jeni në shërbim ushtarak’ dhe se ata do të mësojnë se edhe sa dhëmb në gojë i kemi. Ai më pyeste se a e kisha të vrarë ndonjë familjar gjatë Luftë së Dytë Botërore, ai më tregoi se i kishte të vrarë nëntë anëtarë të familjes. Po ashtu më tha ‘Ju në Kosovë e keni mbjellë farën e keqe’. Do të thotë për në atë kohë. Më pas përfundova këtë takim me të dikur për një orë”.

Shatri ka deklaruar se ai vërehej në pamje se ishte një oficer agresiv, njofton Klankosova.tv.

“Me urdhër të tij ka qenë i ndaluar shoqërimi i më shumë se katër ose pesë personave shqiptarë nëpër kazermë ose në qytet dhe kudo që të jetë. Në sytë tij e kam vërejtur së ishte një oficer shumë agresiv në pamjen e tij në fizikun e tij shihej, kur na takonte në kazermë na mbante ligjërata, në një moment tha se e kam një djalë dhe se djali tij ishte i regjistruar si qytetarë jugosllav dhe se ai vetë ishte serb”, ka thënë Shatri.