Fjalë Kyçe

Rregullohet problemi me ujin e pijes në Fushë Kosovë

Rregullohet problemi me ujin e pijes në Fushë Kosovë

Problemi që patën qytetarët e Fushë-Kosovës, konkretisht ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/Kuzim, është rregulluar nga ekipet teknike.

Kablloja e energjisë elektrike në afërsi të lumit Sitnica ishte dëmtuar pasi persona të pandërgjegjshëm kishin hedhur dhe djegur mbeturina, çka la një pjesë të Fushë-Kosovës pa ujë.

“Ju njoftojmë se uji lëshohet pas pak, derisa ju nuk duhet ta përdorni për pije, nga sonte 22 maj deri nesër në mëngjes 23 maj. Ujin mund ta përdorni për gjëra të tjera, përveç për pije deri nesër jo, ngase uji ka qëndruar gjatë në rezervuar dhe deri në shpërlarjen e gypave nuk bën të përdoret për pije”, thuhet në njoftimin e KRU ”Prishtina”.