Fjalë Kyçe

Rrëmbeu 4-vjeçaren në Australi, rrihet në qeli 36-vjeçari

Rrëmbeu 4-vjeçaren në Australi, rrihet në qeli 36-vjeçari

Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen e rëndë në Australi, ku 4-vjeçarja Cleo Smith u gjet pas 18 ditësh pasi ishte rrëmbyer nga familja e saj.

Sipas të dhënave më të fundit, autori i rrëmbimit Terry Kelly është rrahur keq nga një i paraburgosur tjetër në qeli, pasi ai ka mësuar se kush ishte dhe çfarë kishte bërë.

Policia në fillim nuk e konfirmoi këtë ngjarje, por më pas 36-vjeçari Kelly është fotografuar i fashuar në fytyrë ndërsa transportohej me ambulancë drejt spitalit.

I dyshuari qëndroi vetëm pak orë në stacionin policor të Carnavon, për t’u transferuar në një burg tjetër, nën masa shumë të rrepta sigurie.

Lexo edhe: Policia vret 25 persona gjatë një operacioni kundër krimit të organizuar
Mediat kanë mësuar se Terry Kelly ishte për fqinjët një person i çuditshëm. Ai ishte i fiksuar pas kukullave Bratz dhe kishte një llogari në Instagram ku shfaqej me këto lodra, ku i prezantonte si familja e tij imagjinare.

Cleo Smith u zhduk më shumë se dy javë në një lokalitet të Australisë perëndimore, Macleod, ku ajo bashkë me prindërit ndodheshin në kamping.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 16 tetor, kur nëna e Cleo u zgjua në mëngjes dhe vuri re se vajza e saj e madhe ishte zhdukur nga çadra e kampingut së bashku me çantën e saj.