Fjalë Kyçe

Rrënohet objekti i Viva Fresh Store në Lluzhan të Podujevës

Rrënohet objekti i Viva Fresh Store në Lluzhan të Podujevës

Është rrënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm objekti i marktetit “Viva Fresh Store” në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rrënimi i këtij objekti është kryer nga organet komunale, të asistuara nga Policia e Kosovës.

Siç mëson Llapi.info, ndërtimi i këtij objekti ka qenë pa leje. Llapi.info ka tentuar të marrë detaje shtesë nga zyrtarë komunalë, por që të njëjtit kanë thënë se do të dalin me komunikatë për medie më vonë.

Duhet theksuar se ky objekti është hapur pak javë më parë.