Fjalë Kyçe

Rrëshqitje dheu në Restelicë, kërkohet ndërhyrje urgjente nga shërbimet kompetente

Rrëshqitje dheu në Restelicë, kërkohet ndërhyrje urgjente nga shërbimet kompetente

Deputeti Adem Hoxha ka kërkuar nga shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht në Restelicë, pas rrëshqitjeve të dheut që kanë ndodhur në ditët e kaluara.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se lëvizja është e vështirësuar, teksa qasja në disa shtëpi është e bllokuar.

“Rrëshqitje të reja dheu kanë ndodhur në Restelicë. Rrëshqitjet që kanë ndodhur ditët e fundit dhe sidomos mbrëmjen e sotme, po rrezikojnë banorët. Lëvizja tashmë është e vështirësuar. Qasja në disa shtëpi është e bllokuar”.

“Alarmoj të gjitha shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm”, ka shkruar Adem Hoxha.