Fjalë Kyçe

Rreth 15 mijë vende të lira të punës në Kosovë

Rreth 15 mijë vende të lira të punës në Kosovë

Derisa në gjithë vendin janë rreth 100 mijë qytetarë që po presin për një vend pune, në Ministrinë e Punës thonë se aktualisht në vend janë rreth 15 mijë vende të lira të punës.

Drejtori i Departamentit për Tregun e Punës në MPMS, Shpëtim Kalludra i ka thënë Gazetës Express se numri me i madh i  vendeve të lira të punës që po ofrohen i referohen kryesisht sektorit të industrisë përpunuese, sektorit të bujqësisë, gjuetisë, si dhe sektori i tregtisë, riparim i automobilave dhe artikujve shtëpiak.

Sipas MPMS’së, sektori i cili ka gjeneruar më shumë vende të punës mbetet ai privat.

“Vendet e lira te punës sipas pronësisë janë mjaft me rendësi, ku gjate këtij viti raportues përsëri numri me i madhe i vendeve te lira te punës është gjeneruar nga  sektori privat me rreth 86% (12.719) ndërsa sektori publik me 14% (2.128)”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë.

Ndërkohë, numri i të papunëve në gjithë vendin shkon në më shumë se 95 mijë të papunë.

“Numri i përgjithshëm i të papunëve të regjistruar nga shërbimet publike të punësimit deri në fund të vitit 2018 është rreth 95,890 persona, ku prej tyre femra janë 43,547 persona, ndërsa meshkuj rreth 52,343 persona”, ka thënë Kalludra.

Në bazë të statistikave të MPMS, në mesin e të papunëve ka edhe kosovarë që kanë përfunduar studimet. Numri i këtyre të fundit shkon në mbi 11 mijë.

“Të regjistruarit si te “pakualifikuar” janë rreth 22.003 persona, ndërsa të papunët e regjistruar me “sh. fillore” arrijnë shifrën prej 24.306 persona, ndërsa te regjistruarit me “sh. e mesme profesionale” arrijnë shifrën ne 31.506 persona dhe “shkolle e mesme gjimnaz” me 6.592 persona. Ndërsa numri i te regjistruarve me arsimin e larte “bachelor” është rreth 10.787 persona si dhe me “master” mbetet në shifra modeste prej 696 persona”, ka thënë Kalludra.