Fjalë Kyçe

Rreth 18 mijë persona në Kosovë vaksinohen kundër koronavirusit brenda një dite

Rreth 18 mijë persona në Kosovë vaksinohen kundër koronavirusit brenda një dite

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës.

Sipas MSH-së, deri më sot 356.512 persona janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar 183,240 qytetarë./